Të gjithë artikujt
SQDrilon Jaha
Maro, mos filozofo
Të gjithë po flasin për AI. Pak po marojnë me të.
Diferenca
Filozofia është e lehtë. Çdokush mund të shkruajë një postim në LinkedIn për "transformimin e mundësive me inteligjencën artificiale". Pak janë ata që hapin terminalin, shkruajnë kodin, dhe nxjerrin diçka në botë.
Komuniteti MAROJMË është për të dytët.
Çfarë do të thotë "të marosh"
Të marosh do të thotë:
- Të ndërtosh diçka të vogël por të vërtetë.
- Ta nxjerrësh në botë para se të jetë "perfekte".
- T'i përgjigjesh përdoruesve të vërtetë.
- Të mësosh nga gabimet, jo nga librat.
Nuk ka nevojë për një diplomë. Nuk ka nevojë për një ekip prej dhjetë vetash. Nevojitet vetëm një laptop, një ide, dhe vullneti për të vazhduar kur gjërat nuk funksionojnë.
Si fillon
Hap një projekt. Cilido qoftë. Ndërto në publik. Ndaj atë çfarë po mëson.
Maro, mos filozofo.